Skuadra turke Besiktas është gjobitur me 30 mijë funta nga UEFA pasi një mace hyri në fushë gjatë ndeshjes së tyre të zhvilluar si nikoqir në kuadër të Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munichut.
Trupi qeverisës i futbollit evropian ndëshkoi Besiktasin për “organizim jo të mirë” pasi gjyqtari Michael Olivier ishte dashur ta ndërpriste ndeshjen në pjesën e dytë kundër Bayern Munichut kur një mace kaloi sigurinë dhe hyri në fushë, transmeton portali arbresh.info.
UEFA ka thënë në deklaratën e lëshuar se Besiktasi është penalizuar gjithashtu për shkak se tifozët e tyre kanë hedhur objete në fushë dhe shkallët ishin bllokuar në stadiumin Vodefone Park në Stamboll.
Kampioni i Gjermanisë, Bayern Munichu fitoi ndeshjen me rezultat 3 me 1 duke kaluar tutje në çerekfinale me rezultat të përgjithshëm 8 me 1. Pas kësaj, ata shënuan fitore gjithashtu edhe ndaj skuadrës spanjolle – Sevillas, por u mposhtën në gjysmëfinale nga Real Madridi.
Bayern Munichu është gjobitur me 22 mijë euro gjithashtu për shkak të disa incidenteve që ndodhën mes tifozëve para gjysmëfinales kundër Real Madridit./arbresh.info/
Vdes punëtori 44 vjeçar, dyshohet se kishte rënë nga kati i ...
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës
Kurti priti në takim presidentin e fondacionit Renovabis
Rritja e çmimeve, Kusari Lila: “S’po fshihemi pas përgjegjës...
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Kurti: Edhe pse s’e kam hequr akcizën e TVSh-në, veç çka jam...