Skuadra shkupjane, Vardar u dënua për herë të tretë sivjet, për shkak të sjelljes ë palejuar të publikut dhe organizimit të dobët të ndeshjes së zhvilluar kundër skuadrës Norvegjeze më 7 dhjetor
Klubi i futbollit Vardar nga Shkupi, është dënuar nga UEFA ME 30.000 euro për shkak të përdorimit të mjeteve piroteknike, hedhjes së sendeve në terren dhe organizim të dobët, në ndeshjen e xhiros së gjashtë të fazës grupore në Ligën e Evropës kundër Rosenborgut.
Kjo ishte ndeshja e fundit të kampionit aktual të Maqedonisë në fazën grupore të Europa League në të cilën e fituan edhe pikën e parë në këtë garë, pas përfundimit të ndeshjes me rezultat 1:1.
Ky është dënimi i tretë i Vardarit këtë sezon, pasi që pagoi më shumë se 100.000 euro gjoba në centralin evropian në Nion. /arbresh.info/
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...