Një djalosh i ri ka udhëtuar plotë 11.609 kilometra, nga Argjentina në Spanjë, për të takuar yllin shqiptar të Granadas, Myrto Uzuni.
Granada fitoi të martën mbrëma me rezultat 4-1 ndaj FC Cartagena SAD në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të të La Liga 2.
Lojtari më vendimtar dhe më meritor i kësaj fitore të vendasve padyshim se ishte sulmuesi shqiptar, Uzuni, i cili shënoi tri gola apo hattrick.
Përveç gëzimit që erdhi nga golat, Uzuni pati edhe një gëzim tjetër pas ndeshjes, ku u takua me një tifoz të veçantë.
Një djalosh i ri kishte udhëtuar mbi 11 mijë kilometra për të takuar Uzunin dhe takimi mes tyre ishte vërtet emocionues.
“Santi udhëtoi 11.609 km për të parë Granadën e tij dhe për të takuar Myrto Uzunin”.
“Nga Tucumnn në Los Carmenes për të përmbushur ëndrrën e tij”, shkruan në postimin e Granadas, ku i është bashkangjitur edhe video emocionuese.
?️ Santi viajó ??.??? ?? para ver a su Granada y conocer a Myrto Uzuni.
Desde Tucumán hasta Los Cármenes para cumplir su sueño. ??❤️ pic.twitter.com/Y2JC7Fhppg
— Granada CF ❤️⚪️ (@GranadaCF) December 17, 2024
Si të kryeni check-in online në Aeroportin e Prishtinës, pro...
Maqedonci në takim me zyrtarë të NATO-s, thekson synimin për...
Kryeministri Kurti priti në takim delegacionin e Komitetit U...
Haradinaj, thirrje VV-së: Ndaluni, po shkoni në drejtim të r...
Haxhiu i ligjëron opozitës: Bojkoti është i lejueshëm vetëm ...
OVL e UÇK-së kërkon respektim të Kushtetutës dhe stabilitet ...