Darwin Núñez u transferua gjatë afatit të verës nga Liverpool te Al-Hilal për 53 milionë euro bashkë me bonuset, por aventura e tij në Arabinë Saudite mund të përfundojë shumë më herët sesa pritej.
Sipas mediave braziliane, përfshirë “Globo”, Núñez është tejet i pakënaqur me situatën aktuale te Al-Hilal dhe tashmë ka shprehur hapur dëshirën për t’u larguar “sa më shpejt që të jetë e mundur”.
Burime pranë lojtarit raportojnë se sulmuesi nuk është aspak i kënaqur me nivelin e ligës saudite dhe beson se kjo po e dëmton formën e tij.
Madje, një ndër arsyet kryesore që e shtyn të kërkojë largimin është edhe frika se situata aktuale mund t’i rrezikojë ftesën për Kupën e Botës 2026 nga selektori i Uruguait, Marcelo Bielsa.
Aktualisht, skuadra e vetme që ka paraqitur ofertë zyrtare për Núñez është ish-klubi i tij, River Plate. Megjithatë, prioriteti i sulmuesit mbetet një rikthim në Evropë, ku beson se mund të rikthejë formën dhe ritmin konkurrues.
Në të kaluarën Nunez është paraqitur me Liverpoolin, Benfican, Almerian e Penarolin./Arbresh.info
Pacolli thirrje deputetëve të jenë të përgjegjshëm në zgjedh...
Kërkohet paraburgim për “Mossin” dhe dy të arrestuarit tjerë...
Dimal Basha: Po shqyrtojmë gjendjen e infrastrukturës rrugor...
Si raportoi gazeta “Washington Post” për sulmin në Prekaz 28...
Gjyqi i dytë ndaj Thaçit: Prokuroria duhet të mbyll rastin e...
Adixhiku: Kurti bënte plane për fajësim të opozitës derisa i...