Në prani të anëtares së KE të FFK-së dhe njëherësh kryetares së Komisionit për futbollin e femrave, Vjollca Krasniqi si dhe përfaqësuesve të klubeve, është bërë tërheqja e shortit për edicionin e ri garues në Ligën 17 për vajza. Këtë vit në këtë ligë do të marrin pjesë 22 ekipe, të ndara në dy grupe, teksa kampionati nis më 3 shtator.
Krasniqi ka përgëzuar formimin e ekipeve të reja për vajza, teksa ka thënë se FFK do të vazhdojë misionin e saj për mbështetjen e futbollit të femrave dhe masovizimin e tij në çdo pjesë të vendit.
Në bazë të shortit të tërhequr çiftet e javës së parë janë si vijon:
Grupi A
Intelektualet – Ferizaj
Llapi – Prishtina
Presingu – Vizioni
2 Korriku – Rilindja
Bazeli – Kosova VR
Ardhmëria pushon
Grupi B
Deçani – Behari
Hajvalia – Mitrovica
Jakova – Malisheva
Feronikeli – 16 Qershori
Shqiponja – Dukagjini
Istogu pushon
Barcelona ka në “radar” pesë yje të Spurs, në ra...
PDK mbledh Kryesinë: Po rrezikohet rendi kushtetues, s’do ta...
Trajneri i moshave të Juventusit kundër transferimit të Lewa...
ZYRTARE: John Stones largohet nga Manchester City pas një de...
Trump thotë se Irani sapo e ka informuar Uashingtonin se ësh...
Simeone flet hapur për të ardhmen e Julian Alvarez: Nuk jam ...