U raportua për një interesim të Clujit për Dellovën, por nuk ka asgjë konkrete.
Lumbardh Dellova po kalon në formë të mirë tek skuadra e Ballkanit.
Gjatë ditës së sotme u raportua për një interesim të klubit rumun Cluj për një transferim të mundshëm të kosovarit në Superligën rumune.
Por siç ka mësuar ekskluzivisht Arbresh.info, me burime brenda klubit të Ballkanit asgjë nuk ka konkrete lidhur me këto thashetheme.
Nga të njëjtët burime, Arbresh.info ka mësuar ekskluzivisht se interesim për shërbimet e qendërmbrojtësit, janë të shumtë ndërsa e ardhmja e tij pritet të konfirmohet ndërkohë.
Dellova aktualisht është në grumbullim me kombëtaren e Kosovës. Këtë sezon qendërmbrojtësi i Ballkanit ka zhvilluar 22 ndeshje dhe ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar një asistim./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...