Ish-legjenda e Barcelonës dhe Brazilit, Dani Alves, raportohet se është duke planifikuar një rikthim befasues në futbollin profesionist, përkundër dënimit të tij për dhunim.
40-vjeçari ishte dënuar me katër vite e gjysmë burgim në muajin shkurt, pasi u shpall fajtor për dhunimin e një gruaje në një klub nate në Spanjë në 2022.
Alves gjithashtu u detyrua që të paguajë 150 mijë euro si kompensim tek viktima, pasi u shpall fajtor nga një gjykatë në Spanjë.
Sidoqoftë, Alves ka kaluar vetëm katër javë brenda katër mureve, pasi ai ka paguar 850 mijë euro për t’u liruar me kusht nga burgu.
Ai po shpreson që pas një apeli të rikthej imazhin e tij publik, sipas asaj që raporton e përditshmja spanjolle El Pais.
Është pretenduar gjithashtu se ish-reprezentuesi brazilian ka për qëllim që të rikthehet në futbollin profesionist, në rast se apeli i tij del të jetë i suksesshëm.
Gazetari spanjoll Jesus Garcia Bueno, ka raportuar se Alves nuk pret që të rikthehet në fushë si një lojtar, por mund të kërkojë një rol në stafin teknik.
Alves ka luajtur 247 ndeshje për Barcelonën nga 2008 deri në 2016, dhe është njëri ndër lojtarët më të dekoruar në histori të futbollit, pasi ka fituar gjashtë tituj të La Ligas dhe tri herë Ligën e Kampionëve gjatë kohës së tij në ‘Camp Nou’./Telegrafi/
Sulmi kibernetik lë jashtë funksionit shërbimin postar të Fr...
Besa Famgas, kampione vjeshtore në Superligën e Kosovës
Rusia përshkallëzon sulmet ndaj rajonit kyç të Ukrainës, Ode...
Neymar operohet me sukses, synimi i tij i vetëm është pjesëm...
Aksident me vdekje në Tepelenë-Memaliaj, humb jetën 45-vjeça...
Durmishi: Rrugët në brezin kufitar po rrisin sigurinë dhe zh...