Vedat Muriqi tanimë është rikthyer nga lëndimi pas dy muajve.
“Pirati” kosovar u lëndua gjatë ndeshjes mes Kombëtares së Kosovës dhe Izraelit, ku “Dardanët” shënuan fitore me rezultat minimal 1-0, shkruan Arbresh.info.
Në këtë ndeshje, ylli i Kombëtares së Kosovës, kishte arritur të asistoi për Milot Rashicën, ku pas kësaj ndeshje u elektrizua stadiumin legjendar “Fadil Vokrri”.
Mirëpo gjatë ndeshej, Muriqi pësoi një lëndim të rëndë, ku pas këtij lëndimi, lojtari me prejardhje nga prizrenasi ka humbur plot 11 ndeshje me fanellën e Mallorcën.
Sipas të përditshmes spanjolle, Marca, pas gjithë këtyre ndeshej të humbura, skuadra spanjolle pritet të kompensohet nga FIFA me shumën prej 1,376,716 milionë euro.
Mungesa e tij për 73 ditë ishte e madhe për Mallorcën, andaj për skuadrën spanjolle një kompensim i tillë është i mirëseardhur.
Sipas rregullores së FIFA-s, nëse lojtari lëndohet te Kombëtarja dhe mungon mbi 28 ditë te klubi i tij, atëherë shtëpia më e madhe e futbollit botëror e kompenson klubin e dëmtuar me nga 20,548 euro për çdo ditë që mungon futbollisti.
Kësisoj pa llogarit ditën e lëndimit deri në rikthimin në fushë, janë plot 67 ditë jo aktivitet për Vedat Muriqin dhe Mallorca do të fitoj rreth 1,5 milionë euro nga mungesa e Vedat Muriqit.
Muriqi llogaritet si lojtari kyç tek skuadra spanjolle.
Mallorca aktualisht gjendet në pozitën e 15-të të tabelës së La Liga-s, ku deri më tani kanë grumbulluar plot 20 pikë. /Arbresh.info/
Salah vendimtar, Egjipti fiton me rikthim ndaj Zimbabwes në ...
“Jemi takuar në një kafene”, Edi flet për njohje...
Festimet me fishekzjarre për zgjedhjet lokale shkaktojnë 18 ...
Isak operohet me sukses pas dëmtimit të rëndë, Liverpool del...
Osmani nga Washingtoni njofton për heqjen e vizave nga Baham...
Adis Beçiragiç shpallet ‘Trajneri më i mirë i vitit’ në Bosn...