Emërimi i Omar Barradas si shefi më i ri i Manchester United, ka shënuar fillimin e një epoke të re për klubin.
Ish-shefi i Manchester Cityt vjen në këtë pozitë tek “Djajtë e Kuq” me një përvojë të madhe dhe si i dëshmuar në fushën që ai është ekspert.
Në “Etihad”, ai ishte në krye të marrëveshjeve të sponsorizimit. Përsëri, ai ka luajtur një rol shumë të madh në transferimin e disa yjeve të mëdhenj.
Sipas The Athletic, Berrada ka luajtur një rol aktiv në blerjen e Aymeric Laportes nga Athletic Bilbaos në janar të vitit 2018.
Ai raportohet se kishte udhëtuar me një avion privat për në Spanjë, për të bindur Laporten që t’i bashkohet gjigantit anglez dhe kishte mbajtur bisedime intensive me agjentët e tij.
Berrada gjithashtu thuhet se ka qenë një ndër personat që e kanë shtyrë përpara transferimin e Erling Haaland së bashku me agjentin Mino Raiola.
Raporti shton se në shkurt të vitit 2022, ai kishte udhëtuar për në Monaco, aty ku kishte nisur bisedimet e para për transferimin e norvegjezit.
Ai tani ka ardhur tek Manchester United me pritshmëri të larta, dhe mbetet të shihet në rast se do ta paguajë besimin e bordit të klubit./Telegrafi/
Komuna e Fushë Kosovës anulon vendimin për shpronësim të pro...
FSK dhe ushtria britanike në trajnim të avancuar në Belize
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...