Tuqia ka arritur fitore të thellë ndaj Gjibraltarit me rezultat 6-0 në ndeshjen e fundit kualifikuese për Botërorin “Katari 2022”.
Goli i parë u shënua në minutën e 11-të nga Kerem Akturtoglu, derisa qysh në minutën e 22-të Gjibraltari mbeti pa një lojtarë pasi Jayce Mascarenhas-Olivero u ndëshkua me karton të kuq.
Në minutën e 38-të Halil Dervisoglu dyfishoi epërsinë e turqëve, derisa menjëherë pas 3 minutash shënoi përsëri për rezultatin 3-0.
Në pjesën e dytë u shënuan edhe tre gola tjerë, Merih Demiral në minutën e 65-të shënoi për 4-0, pastaj Sedar Dursun në minutën e 81-të dhe Mert Muldur në minutën e 84-të.
Nga ana tjetër, fitore shënoi edhe Finlanda në përballje me Bosnje Harcegovinën me rezultat 3-1.
Golat për Finlandën u shënuan nga Marcus Forss në minutën e 29-të, Robin Lod në minutën e 50-të dhe Daniel O’Shaughnessy në minutën e 73-të.
Nga ana tjetër, për Bosnje Harcegovinën shënoi Luka Menalo në minutën e 69-të.
Kurse ndeshja mes Norvegjisë dhe Letonise përfundoi me rezultat 0-0./Arbresh.info
“Drejtësi, jo politikë!” – Hamza shpërndan pamje nga përgati...
Shën Valentini mes natyrës: Rama ndan një zemër nga Banjat e...
Rubio thotë se SHBA-ja dhe Evropa janë bashkë
Hovenier: Kosova humbi disa mundësi për 1 vit, anëtarësimi n...
Mbi 1 mijë e 300 biznese u shuan gjatë vitit 2025, dominon m...
“Askush mbi klubin”, Luis Enrique me nervozizëm i vendos vij...