Federata e Futbollit e Tunizisë po shqyrton shkarkimin e trajnerit Sabri Lamouchi pas vetëm një ndeshjeje në Botërorin 2026, raporton mediumi i madh, The Athletic.
Humbja e thellë 5-1 ndaj Suedisë në sfidën hapëse ka shkaktuar pakënaqësi të madhe te drejtuesit e futbollit tunizian, të cilët po mendojnë një ndryshim të menjëhershëm në pankinë.
Nëse vendimi konfirmohet, nuk do të ishte hera e parë që Tunizia shkarkon një trajner gjatë një Kampionati Botëror.
Një situatë e ngjashme ndodhi edhe në Francë 1998, kur federata largoi nga detyra Henryk Kasperczak gjatë zhvillimit të turneut.
Tashmë mbetet të shihet nëse Lamouchi do të ketë një tjetër mundësi për të drejtuar skuadrën, apo disfata e rëndë ndaj Suedisë do t’i kushtojë menjëherë vendin e punës.
Ndeshja e ardhshme e Tunizisë është ndaj Japonisë./Arbresh.info
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...