Thomas Tuchel ka konfirmuar se do të jetë në krye të skuadrës së Chelseas edhe për sezonin e ardhshëm.
Pavarësisht se çfarë do të ndodhë me klubin londinez shkaku i sanksioneve dhe se ende nuk është shitur, trajneri gjerman do të qëndrojë në “Stamford Bridge”.
“Nga para-sezoni për sezonin e ardhshëm do të japim maksimumin dhe unë do të jem plotësisht i përfshirë me gjithë zemrën time dhe njohuritë e mia”, tha Tuchel.
48-vjeçari me Chelsean ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024.
Tuchel është trajner te “Blutë” që nga janari i vitit të kaluar.
Diva e muzikës, Leonora Jakupi feston ditëlindjen, kaq vjet ...
Takimi me Abdixhikun, Kurti: Kur ka diçka të re do të ju njo...
Tahiri: Zgjedhjet nuk janë zgjidhje
Ngushtica e Hormuzit: Çfarë ndodh nëse Irani mbyll korridori...
Thirrjet serbe për sulm nga Irani, KFOR: S’ka ndryshime në m...
“Na duhen 80 vota”, Nagavci e Vetëvendosjes jep një kahje të...