Fitorja e 4-t radhazi në krye të Chelseat erdhi në raundin e 1/8-ave të FA Cup me blutë që fituan minimalisht 0-1 në transfertën ndaj Barnsley duke siguruar kualifikimin në çerekfinale.
Edhe pse përballë kishte një kundërshtar modest, Chelsea vuajti përballë Barnsleyt për të kapur kualifikimin dhe diçka të tillë edhe trajneri Tuchel në konferencën për mediat.
Në raundin çerekfinal Chelsea do të ketë përballë një tjetër kundërshtar të kalueshëm si Sheffield United.
“Jam i kënaqur për kualifikimin në çerekfinale. Shënuam një gol të bukur, por kundërshtarët u bënë agresivë dhe mund të na barazonin. Luftuam, teksa Kepa na shpëtoi në disa raste në pjesën e parë. E pranoj që vuajtëm, por ndodh në këto lloj ndeshjesh dhe nuk dua të tregohem i ashpër ndaj djemve të mi”.
“Sheffield United në raundin tjetër? Të dielën u përballën me ne, luajtën me shumë intensitet. E tillë do të jetë edhe sfida që do të luajmë në mars. E ndjeja që do të përballeshim sërish me ta, jam i lumtur që këtë radhë do të luajmë në stadiumin tonë”, deklaroi trajneri gjerman.
Në prag të sezonit veror, kryetarja e Bashkisë së Vlorës: S’...
Ali Dula emërohet zëvendësministër i parë në Ministrinë për ...
Trump njofton tarifa 25% për automjetet e BE-së
Kurti përkujtoi të vrarët në masakrën në Nabërgjan të Pejës
Fetoshi: Kosova në NATO, rruga për paqen në Ballkan
Mallorca ballafaqohet me Gironan, Muriqi pritet të startojë ...