Ish ylli i “Topçinjve”, Martin Keown ka akuzuar Mesut Ozilin për mos dëshirën e tij për të luftuar duke testuar durimin e trajnerit Arsene Wenger më shumë se çdo lojtarë tjetër.
Ish mbrojtësi i Arsenalit pretendon që Ozil dëshiron të largohet nga Emirates Stadium pasi tashmë “ka lënë klubin mentalisht”, transmeton portali arbresh.info.
Fituesi i Kampionatit Botëror me Gjermaninë është në vitin e fundit të kontratës së tij me klubin londinez dhe nuk është duke shfaqur ndonjë shenjë se është afër rinovimit të kontratës për të vazhduar qëndrimin në klub.
“Mendoj se ai është duke testuar Wengerin më shumë se çdo lojtarë tjetër”, ka thënë Keown për ‘BBC Radio’.
“Mendoj se ishte në Bjellorusi javë më parë, kur ai nuk kishte aspak dëshirë për të luftuar. Ai nuk dëshironte për të shkuar. Papritmas u lëndua sërish, ai luajti vetëm nëntë minuta kundër West Bromwich Albionit të hënë, prandaj si u lëndua ai këtu?”

“Mendoj që në disa departamente ai tashmë është larguar nga skuadra. Psikologjikisht, ai tashmë është larguar nga skuadra”
“Ndoshta Wenger është duke u përpjekur për të bërë më të mirën për kompensim me të”
Sezoni i Ozilit ka qenë mjaftë dëshpërues pasi ish ylli i Real Madridit vazhdon të ketë problem me gjetjen e formës./arbresh.info/
Sekretari i PDK-së në Malishevë: Fatmir Limaj duhet të rikth...
Bedri Hamza: PDK është gati për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Vizitë në terren/ Kurti dhe Çeku inspektojnë projektet kapit...
Zelensky: Sulme të reja ruse në infrastrukturën civile
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Gjykata lë në burg të arres...
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë