Paris Saint Germaini dhe Rennes kanë publikuar formacionet zyrtare për finalen e Trofeut të Kampionëve në Francë.
Skuadra nga Parisi bënë paraqitjen e 12-të historike në këtë trofe dhe ka fituar në gjashtë finalet e fundit radhazi, shkruan portali arbresh.info.
Sa i përket pjesës së Rennes, ata do të luajnë për herë të parë në Trofeun e Kampionëve pasi fituan Kupën e Francës në penalti me rezultat 6 me 5 kundër PSG-së në muajin prill pas barazimit 2 me 2 në kohë të rregullt.
Kujtojmë se skuadra e Thomas Tuchel është në mungesë të superyllit Neymar për shkak të suspendimit.
Ndeshja mes tyre zhvilluar në qendrën sportive “Shenzhen Universiade” dhe fillon në ora 13:30./arbresh.info/

Sveçla: Drejtësia për Banjskën nuk përfundon këtu, dënime ma...
Deputetët serbë lëshojnë sallën pas vendimit për sulmin terr...
Prokurori Naim Abazi pas aktgjykimit për Banjskën: Do të kër...
Aktgjykimi për rastin e Banjskës, Dushan Maksimoviq dënohet ...
Të akuzuarit për rastin “Banjska” Vlladimir Tolliq dhe Bllag...
Interesim i madh i mediave për rastin “Banjska” në gjykatë