Tri ndeshjet e zhvilluara sot në kuadër të xhiros së 26-të të IPKO Superligës së Kosovës në futboll kanë përfunduar baras, shkruan Gazeta Express.
Prishtina është ndalur nga Llapi, me të cilin barazoi në stadiumin “Zahir Pajaziti” me rezultat 1:1.
Goli i Ahmed Januzit, i realizuar në pjesën e parë, ishte i pamjaftueshëm për kryeqytetasit pasi Mentor Zhdrella realizoi gol të bukur nga gjuajtja e lirë në pjesën e dytë për të nivelizuar gjithçka.
Ndërkohë, të dyja ekipet e kanë qëlluar nga një herë tërthorësen në pjesën e parë.
Ky barazim mund t’i kushtojë Prishtinës, e cila tash mbetet katër pikë prapa lideres, Drita.
Me barazim u ndal edhe Ballkani, i cili nuk arriti më shumë se një rezultat 1:1 ndaj Ferizajt në udhëtim.
Arbër Prekazi i kaloi therandasit në epërsi në pjesën e parë.
Kurse, Albin Krasniqi me një gol maestral nga gjuajtja e lirë e barazoi rezultatin në fund të pjesës së dytë.
Ky barazim e largon edhe më shumë ekipin Portokalli me titull të kampionit.
Ballkani mbetet 5 pikë prapa Dritës.
Ndërkohë, derbi lokal ndërmjet Feronikelit dhe Drenicës, i zhvilluar sot në Drenas ka përfunduar baras pa gola, 0:0. /Gazeta Express/
Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo n...
E dhimbshme: Ky është 44-vjeçari që vdiq pasi ra nga objekti...
Afganistani goditet nga tërmeti, tetë të vdekur
Osmani sot ia dorëzon detyrën kryeparlamentares Haxhiu
Parashikimi i motit për të shtunën
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...