Dukagjini po del të jetë befasia e këndshme e Superligës së Kosovës deri më tani, në edicionin e ri, që tashmë po i afrohet pushimit dimëror.
Skuadra nga Klina është e treta në tabelën e klasifikimit, por ka pikë të barabarta me Ballkanin e vendit të parë, dhe Prishtinën e vendit të dytë – me nga 26 pikë secila.
Në këtë sukses të Dukagjinit ka gisht edhe trajneri i ri, Ndue Përgjokaj, i cili tashmë është pa humbje në tri ndeshjet e para si trajner i bardhegjelbërtve.
Pas largimit të Ismet Munishit, pas humbjes nga Malisheva në Klinë, drejtimin e skuadrës e mori Përgjokaj, i cili e ka vazhduar punën e mirë të trajnerit Munishi.
Përgjokaj ka tri ndeshje në krye të Dukagjinit, duke i fituar të triat.
Fillimisht, Dukagjini e mposhti Ferizajn 1-0 në udhëtim, teksa e mposhti Drenicën si vendas me shifrat prej 3-0.
Fitore të madhe, Dukagjini mori edhe sot ndaj Llapit në Pdujevë. Klinasit fituan 1-0.
Përgjatë periudhës së Përgjokajt si trajner, Dukagjini ka shënuar pesë gola, duke mos pranuar asnjë.
Ndeshjen e ardhshme, Dukagjini e luan ndaj Ramiz Sadikut në Kupën e Kosovës.
Sërfist kafshohet nga peshkaqeni në Australi, sulmi i katërt...
Aksident i rëndë në Laç, pasagjeri 25-vjeçar humb jetën pas ...
Maqedonci: Kosova e para në Ballkanin Perëndimor për siguri ...
Seancë gjyqësore ndaj Cvetko Kostiq, i akuzuar për dhunim se...
Sot në Davos, Kurti flet për demokracinë dhe Kosovën
Parashikimi i motit për të martën