Tri ndeshje nuk u zhvilluan në fundjavën që shkoi në kuadër të javës së 15-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Duelet nuk u zhvilluan për arsye se vendi ynë u godit nga reshje të dendura të borës dhe skuadrat e kishin të pamundur të krijonin kushte për lojë.
Kështu, komisioni i garave vendosi që derbi Prishtina – Drita, përballja Feronikeli ’74 – Liria dhe ajo në mes të Fushë Kosovës dhe Dukagjinit, të luhen sot (27 nëntor) nga ora 13:00.
Skuadra nga Gjilani do tentojë t’i barazojë pikët me Llapin që gjendet në vendin e dytë me 28-të, ndërsa Prishtina është në të pestin me 18 sosh.
Në anën tjetër, Feronikeli ’74 dhe Lira synojnë të largohen nga zona e kuqe, e që do të jetë një duel vërtetë interesant.
Dukagjini synon të ngjitet sa më lartë, ndërsa Fushë Kosova tenton t’i ikën zonës që shpije në Ligën e Parë. /Telegrafi/
Plas ‘skandali’ tek Sllovakia para ndeshjes me K...
Shpërthime në Teheran në ditën e tretë të sulmeve SHBA–Izrae...
Kurti: Nuk ka kandidat konsensual dhe as marrëveshje politik...
Pse VV nuk po e kandidon Osmanin për presidente? – Përgjigje...
Trump nuk përjashton mundësinë e dërgimit të trupave amerika...
Vrasja e Ali Khameneit/ Kush është Hassan Khomeini, nipi 58-...