
Screenshot
Në një sfidë interesante në Gjakovë, Trepça fitoi ndaj Vëllaznimit me shifrat 73:78 (11:24, 15:17, 28:21, 19:16), në javën e 16-të të ProCredit Superligës.
Mitrovicasit e nisën ndeshjen për mrekulli, me një seri të jashtëzakonshme 2:22, derisa çereku i parë përfundoi 11:24. Periudha e dytë ishte më e baraspeshuar, sidoqoftë, u kontrollua nga ‘Xehetarët’ që shkuan në pushim me rezultat 26:41.
Kuqezinjtë në pjesën e dytë ishin më të mirë, duke afruar shifrat në 73:75, por në momentet vendimtare, kampionët me përvojën e tyre vendosën ndeshjen, për fitoren e radhës.
Më i miri te vendasit ishte Jericole Hellems me 23 pikë e gjashtë kërcime, derisa te mysafirët Mustapha Amzil kishte 14 pikë e shtatë kërcime, kurse 14 pikë shtoi edhe Kenneth Hasbrouck, ndërsa Akili Vining e mbylli ndeshjen me 18 pikë.
Trepça tashmë ka 13 fitore e tri humbje dhe kryeson elitën e basketbollit kosovar, derisa Vëllaznimi ka pesë fitore e 11 humbje./Arbresh.info
Policia e Kosovës dhe Shërbimi Sekret Amerikan drejt bashkëp...
Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi të braktisur në...
Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”
Llapi siguron gjysmëfinalen pas ekzekutimit të penalltive
LVV mund t’i drejtohet Kushtetueses nëse dështon zgjedhja e ...
Fundoset në Mesdhe një tanker rus me gaz natyror, Moska akuz...