Trepça ka arritur të transferojë në radhët e veta qendrën me shumë përvojë Chad Borwn.
Lajmi u bë i ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook të klubit, shkruan Arbresh.info.
Ai është i gjatë 206 cm dhe ka pasur një karrierë të pasur nëpër shumë klube të mëdha evropiane ku sukseset nuk i kanë munguar.
Sezonin e fundit u paraqit me Titanes në Republikën Domenikane, me të cilin klub ka fituar edhe titullin kampion.
Ai gjithashtu ka luajtur në Superligën e Greqisë me ekipet Charilaos, Peristeri dhe Apollon Patras.
Në Superligën e Turqisë është paraqitur me ekipin Merkezefendi, ndërsa në Superligën e Izraelit ka luajtur për Hapoel Galil Gilboa.
Përveç këtyre vende karrierë ka bërë edhe tek King Szczecin në Poloni, dhe tek skuadra e Bundesligës së Gjermanisë, Giessen 46ers.
Kurse ka luajtur edhe në në G League me ekipin Texas Legends.
Ky është basketbollisti i katërt i huaj i kampionit të Kosovës për këtë edicion./Arbresh.info
Sheqeri që po ju shkatërron trupin pa e kuptuar, pse pijet d...
OpenAI nis parashikimin e moshës së përdoruesve të ChatGPT‑s
Duart e thata: Një truk menjëherë pas larjes parandalon thar...
Douglas Luiz në “radarin” e gjigantit të Premier...
Franca sekuestron një cisternë nafte të dyshuar si pjesë e “...
Kurti në `Shtëpinë e SHBA-së` në Davos diskuton mbi besimin ...