Trepça është shpallur kampione e Kosovës në basketboll për edicionin 2024/25, pas një fitore bindëse ndaj Bashkimit me rezultat 82:67 në “Minatori” të Mitrovicës.
Skuadra e trajnerit Adis Beqiragiq e ka dominuar ndeshjen nga fillimi e deri në fund, duke e kontrolluar ritmin dhe rezultatin gjatë gjithë kohës.
Vendasit e kanë nisur ndeshjen më mirë, duke e fituar çerekun e parë 27:22 si dhe duke e thelluar epërsinë në të dytin me rezultat 18:8, çka i ka lejuar ta kenë një avantazh komod në pushim.
Prizrenasit kanë reaguar në periodën e tretë, të cilën e kanë fituar ngushtë 19:17, por kjo nuk ka mjaftuar për ta ndryshuar rrjedhën e takimit.
“Minatorët” e kanë ruajtur qetësinë dhee kanë përmbyllur fitoren edhe në çerekun e fundit me rezultat 20:18.
Me këtë triumf, Trepça e ka fituar serinë finale të “play-off” me rezultat të përgjithshëm 4:2 ndaj Bashkimit, duke e vulosur edhe këtë edicion me titull kampioni.
Për të dytin vit radhazi, Trepça i ka fituar të gjitha trofetë e basketbollit kosovar, duke dëshmuar dominimin e saj absolut në skenën vendore.
“Drejtësi, jo politikë!” – Hamza shpërndan pamje nga përgati...
Shën Valentini mes natyrës: Rama ndan një zemër nga Banjat e...
Rubio thotë se SHBA-ja dhe Evropa janë bashkë
Hovenier: Kosova humbi disa mundësi për 1 vit, anëtarësimi n...
Mbi 1 mijë e 300 biznese u shuan gjatë vitit 2025, dominon m...
“Askush mbi klubin”, Luis Enrique me nervozizëm i vendos vij...