Trepça ka shënuar fitore në Therandë ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 85:91 (27:19, 28:26, 14:23, 16:23), në xhiron e 27-të të Prince Caffe Superligës.
Mitrovicasit bën përmbysjen në pjesën e dytë, duke triumfuar në derbin e kësaj xhiro.
Pas një fillimi të barabartë, vendasit kishin deri në nëntë e dhjetë pikë, ndërsa çerekun e parë e fituan 27:19. Therandasit vazhduan me lojë të mirë në periudhën e dytë, ku ngritën epërsinë, që më e larta shkoi deri në 15 pikë, 44:29, ndërsa pjesa e parë përfundoi 55:45.
Mitrovicasit u rikthyen fuqishëm në periudhën e tretë, ku shkrijnë epërsinë e vendasve dhe e kthyen atë në favor të tyre, 64:66, kurse shifrat pas 30 minutash ishin 69:68.
Por, ‘Xehetarët’ nuk u ndalën dhe vazhduan me lojë të mirë, ku kishin deri në dhjetë pikë epërsi 72:82, por drama zgjati deri në fund, pasi kampionët nuk u dorëzuan dhe rikthyen epërsinë në 84:82 me një seri prej 12:0, sidoqoftë, mysafirët ishin më të mirë në çastet e fundit dhe triumfuan 85:91.
Më i miri te kampionët ishte Henrik Sirko me 23 pikë, gjashtë kërcime e katër asistime, ndërsa te nënkampionët më të mirët ishin Drilon Hajrizi me 15 pikë e dhjetë kërcime dhe Erjon Kastrati me 18 pikë.
Golden Eagle Ylli ka 19 fitore e tetë humbje, kurse Trepça 16 fitore e 11 humbje.
Elezi: Qendrat e votimit janë hapur me kohë në të gjithë ven...
Policia me urdhër operativ për zgjedhjet, publikon numrat ku...
Katër të arrestuar pas përleshjeve pranë një qendre imigraci...
Sulm me dron në Sudan, 11 civilë humbin jetën në një treg
Këtu mund të gjeni qendrën tuaj të votimit
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar sot?