Skuadra e Trepçës nesër luan ndeshjen e parë historike ndaj skuadrës së Leidenit, me fillim nga ora 19:00, në Mitrovicë.
Ky është takimi i parë për ‘Xehetarët’ në FIBA Europe Cup, pasi javën e kaluar sfida me skuadrën izraelite Hapoel Galil Elion nuk u zhvillua, për shkak të situatës në Izrael, shkruan Arbresh.info.
Ndërkohë, Leiden e nisën me fitore duke mundur BCM Gravelines Dunkerque me shifrat 77:69.
Atmosfera në Mitrovicë pritet të jetë ‘elektrizuese’ për sfidën evropiane.
Xehetarët edicionin e kaluar ishin në kualifikime për grupet e FIBA Europe Cup, por nuk ia arritën qëllimit të hyjnë në grupe, por këtë vit në Estoni, Trepça triumofi ndaj Tindastollit me reultat 77-69, dhe skuadrën nikoqire estoneze Parnu Sadam 77-67, për tu kualifikuar në Fiba Europe Cup.
Kujtojmë që Trepça është ekipa e parë nga Kosova që arrin të kualifikohet në këtë kompeticion përmes kualifikimeve të kësaj gare./Arbesh.info/
“Prapa shpinës sime punohej me kandidatë të tjerë”, çka tha ...
Trump: Nëse Irani bllokon naftën, do ta godasim 20 herë më f...
Sa mund të rritet çmimi i naftës? Analiza e The Guardian: Ek...
Moti me diell sot në Shqipëri
Universiteti Publik “Kadri Zeka” shënon 13-vjetorin e themel...
Moti sot kryesisht me diell, temperaturat deri në 17°C