Trepça triumfoi në derbin e javës së dytë të Prince Caffe Superligës, duke mundur Sigal Prishtinën me rezultat 78:66 (24:16, 18:23, 21:7, 15:20).
Vendasit e nisën ndeshjen më mirë dhe të motivuar edhe nga përkrahja e tifozëve, e fituan çerekun e parë me rezultat 24:16.
Megjithatë, prishtinasit nuk u dorëzuan dhe filluan të këndellen, duke afruar rezultatin, ku pjesa e parë përfundon 42:39.
Mitrovicasit e nisën furishëm pjesën e dytë, përkatësisht periudhën e tretë, madje, kryeqytetasit për shtatë minuta nuk shënuan pikë, ku ‘Xehetarët’ kishin seri prej 14:0, ndërsa rezultati pas 30 minutash ishte 63:46.
Fituesit e Superkupës ruajtën epërsinë në dhjetë minutat e fundit për të triumfuar në fund 78:66.
Te vendasit u dalluan Cevin Davis me 19 pikë e nëntë kërcime dhe Drilon Hajrizi me 22 pikë, kurse te mysafirët Derrick Wilson me 25 pikë e pesë kërcime.
Trepça ka dy fitore në dy ndeshje, kurse Sigal Prishtina një fitore e një humbje.
AAK-ja pezullon zgjedhjet e brendshme
Haxhiu njofton deputetët për dekretin e Presidentes për shpë...
SPAK identifikon 15 persona për trafikun e kokainës nga Kolu...
Flick mund të largohet nga Barcelona, mësohet arsyeja
Më shumë se 200 persona të vrarë në Liban, thotë Ministria e...
KDI kërkon qartësim nga Gjykata Kushtetuese për zhvillimet i...