Trepça ka humbur ndeshjen e tretë në Fiba Europe Cup ndaj skuadrës holandeze ZZ Leiden me rezultat të ngushtë 80-76.
Gjatë gjithë ndeshjes rezultati ka qenë i afërt por që Leiden arriti të shënojë fitore në fund, shkruan Arbresh.info.
Mitrovicasit mund edhe ta fitonin lojën shumë lehtë po të qëllonte Mikaile Tmusic një treshe në fund, por që ishte e pafat.
Më efikasi për xehetarët ishte ardhja më e re Darnell Edge me 20 pikë.
Për Trepçën kjo ishte humbja e tretë në po aq ndeshje në Fiba Europe Cup, ku edhe janë eliminuar nga kjo garë.
Ndeshjen e fundit minatorët e luajnë në Mitrovicë, ndaj ekipës franceze Gravelines-Dunkerque./Arbresh.info
Dejona Mihali kritikon opozitën: Ju duhen zgjedhjet me i thë...
Trump pret në Shtëpinë e Bardhë astronautët e misionit histo...
Sot varroset 43-vjeçari i cili vdiq dje në vendin e punës
Netanyahu i kërkon Britanisë së Madhe të ndërmarrë veprime p...
Brenda 10 ditësh vdiqën dy punëtorë, Azemi: E kemi humbur lu...
27-vjetori i rënies së Ilaz Kodrës, PDK bën homazhe në Preka...