Trepça ka arritur të shënoj fitore në derbin me Pejën në kuadër të xhiros së parafundit së sezonit të rregullt në elitën e basketbollit kosovar.
Ndeshja përfundoi me rezultat 73-78, shkruan Arbresh.info.
Mitrovicasit mbyllën pjesën e parë në epërsi prej katër pikësh, 43-39.
Ndërkohë edhe pjesa e dytë ishte e baraspeshuar me “xehetarët” që triumfuan në fund me epërsi prej pesë pikë.
Më i dalluari në këtë sfidë tek kampionia e Kosovës në fuqi ishte Tekele Cotton me 24 pikë. Lojë të mirë bëri edhe Hajrizi me 14 sosh dhe Myers me 12 tjera.
Kurse për Pejën më i dalluari ishte Towns me 16 pikë dhe Morsell që shtoi 15 tjera.
Tashmë, Trepça është e dyta me 18 fitore e nëntë humbje, kurse Peja e pesta me 14 fitore e 13 humbje, kur ka mbetur edhe një xhiro për t’u zhvilluar para play-offit./Arbresh.info.
“Objektivi ynë është ta fitojmë Ligën e KampionëveR...
Zyrtarë amerikanë dhe iranianë do të zhvillojnë bisedime të ...
Aksioni kundër Call Center në Tiranë, arrestohet një italian...
Presidenti italian uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë...
Dy prej të akuzuarve për sulmin në Ibër-Lepenc po hetohen ed...
Kurti në ceremoninë e shënimit të Ditës së Pavarësisë: Liria...