Fituesja e Kupës së Kosovës, Trepça me fitoren ndaj Golden Eagle Yllit 76:88 ka kaluar në gjysmëfinale, duke përmbysur humbjen e pësuar në ndeshjen e parë 99:102.
Sfida në Therandë ka qenë e jashtëzakonshme, e luftuar dhe me shumë kthesa, e me shumë emocione, derisa në fund festuan kampionët e Kosovës.
Më i dalluari në triumfin e Xehetarëve ishte Amzil me 18 pikë, derisa shkëlqyen edhe Hasbruck me 17 dhe Vining me 15.
Tek Ylli si gjithmonë, Bamorth ishte më i dalluari me 26 pikë. Paraqitje të mirë bëri edhe Huffman me 20 pikë e 14 kërcime.
Trepça në gjysmëfinale do të takohet me Borën./Arbresh.info
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?