Ndeshja e dytë gjysmëfinale mes Prishtinës dhe Trepçës ka shkuar në vazhdime, ku rezultati në lojën e rregullt ishte 77:77.
“Minatorët” e nisën më mirë takimin, duke e fituar periodën e parë me 10 pikë epërsi, 13:24, por që kryeqytetasit u rikthyen në të dytin duke fituar me pesë pikë më shumë, 23:18.
Serinë e nisur në 10-minutëshin e dytë, “Plisat” e vazhduan edhe në të tretin, ku e përmbysën Trepçën pasi periodën e parafundit e fituan me rezultat 20:14, njofton Klankosova.tv.
Fundi ishte dramatik, ku deri 11 sekonda para fundit, rezultati ishte i ngushtë, 74:73, e që Trepça e pati mundësinë ta barazonte, por që në gjuajtjen e dytë, Hajrizi nuk ishte i saktë.
Më pas, lojtarët e Trepçës shkaktuan faull, ku vendasit u treguan të saktë në të dy gjuajtjet.
Drilon Hajrizi e ngushtoi edhe më epërsinë, në 76:75, ndërsa u shkaktua faull, Prishtina arriti ta realizonte vetëm një nga dy gjuajtjet e lira, kurse në aksionin e radhës, u shkaktua faull për Trepçën, ku rezultati u barazua në 77:77.
Serinë e parë të gjysmëfinaleve e ka fituar Trepça.
Konflikti në Lindjen e Mesme-Turqia aktor kyç për negociatat...
Ishte nisur drejt vendlindjes, vdes mërgimtari në aksident t...
Muriqi: Nëse kualifikohemi do të jetë si Pavarësi e dytë për...
Arrestohet një i dënuar për pastrim parash në Prishtinë
Çmimi i naftës-Rama: Bordi i Transparencës është vënë në lëv...
Përfundon aleanca mes Rogertit dhe Juelës, banori: S’ka vend...