Kampionia e Kosovës, Trepça dhe nënkampioni Bashkimi sonte luajnë përballjet e dyta në garën prestigjioze evropiane FIBA Europe Cup.
Të dy skuadrat kërkojnë sonte fitoret e para pasi në ndeshjet e para u mposhtën, shkruan Arbresh.info.
Mitrovicasit do të përballen me Braunschweigun në “Minatori” me fillim nga ora 18:30.
‘Xehetarët’ takimin e parë e luajtën mjaft mirë ndaj PAOK-ut të Greqisë, por u mposht në fund me rezultat 85-74.
Kundërshtari i Trepçës në shtatë ndeshjet e fundit ka vetëm një fitore.
Një sfidë e vështirë e pret edhe Bashkimin ku ka udhëtuar në Itali për t’u përballur me Reggianan. Përballja mes këtyre dy skuadrave fillon nga ora 20:00.
Bashkimi sfidën e parë e humbi nga Cibona me rezultat 93-79, ndërsa italianët e mposhtën Dijonin 96-88 pas vazhdimeve./Arbresh.info
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar