Trepça “demolon” Prishtinën, e mposht me 26 pikë dallim

18:53 | 11 Janar 2026
D.H

Trepça ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 95:69, në një ndeshje ku vendasit dominuan në të dy anët e parketit dhe e kontrolluan ritmin nga fillimi deri në fund.

Skuadra nga Mitrovica u dallua me lojë të shpejtë në tranzicion dhe me efikasitet në zonë, duke krijuar epërsi të konsiderueshme që u menaxhua me qetësi deri në fishkëllimën e fundit.

Më i dalluari te Trepça ishte M. Amzil me 23 pikë, ndërsa D. Kapiti kontribuoi me 20 pikë. S. Jones shtoi 15 pikë, kurse B. Tuna realizoi 12.

Te Sigal Prishtina, më efikasi ishte E. Clarance me 18 pikë, i ndjekur nga D. Haxhosaj me 14 pikë dhe K. Dukes me 10.

Në aspektin statistikor, Trepça pati epërsi të dukshme me 23 pikë nga topat e humbur të kundërshtarit, 54 pikë të realizuara në zonë, 22 pikë nga kundërsulmet dhe 35 pikë nga banka, duke e bërë dallimin kryesor në rezultat.

Shpërndaje në rrjete sociale