Trepça ka shënuar fitore shumë të madhe të shtunën në kryeqytet. Mitrovicasit kanë mposhtur Prishtinën me rezultatin e lartë, 31:23.
Ishte kjo ndeshja e parë gjysmëfinale e plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll. Para ndeshjes është bërë kontrollimi mjekësor i lojtarëve si pjesë e masave ndaj COVID-19.
Ndeshja është dominuar plotësisht nga Trepça që ka bërë hap të madh drejt finales. Ndeshja e kthimit luhet në mesjavë në Mitrovicë, pa shikues, ashtu si ndeshja e parë.
Trepça ishte vazhdimisht në epërsi. “Xehetarët” ishin më të angazhuar në mbrojtje, ndërsa në sulm të pandalshëm ishin S. Maxhera e F. Klinaku që realizuan nga nëntë gola. Por me angazhim janë shquar të gjithë. Te Prishtina më efikasët ishin O. Beshiri e A. Bajqinovci me nga 4 gola.
Prishtina -Trepça 23:31 (12:15)
Prishtina: Terziqi 1, Beshiri 4, Sula 3, Prekazi 3, Ramadani, Abazi 2, E. Ademi, Bajqinovci 4, Gjuka, M. Ademi 1, Agushi, Beqiraj, D. Ramadani, Kuleta, Qela, Sherifi
Trepça: B. Terziqi, Buqinca, Sejdijaj, Mujka 1, Maxhera 9, Smaka, Klinaku 9, R. Shabani 5, Voca, K. Terziqi, Abazxhiku 2, Cimili 3, Fejzullahu, A. Shabani 1, Kelmendi 2, Abrashi
Janë ekzekutuar pagesat prej 100 euro për studentët
Bllokohet qarkullimi në aksin Rozhajë–Kullë
Abdixhiku: LDK nuk frikësohet nga gara, të shtunën është koh...
Begaj: Pavarësia e sistemit të drejtësisë, reforma ishte për...
Aksion në “Eko Regjioni” në Prizren, Prokuroria Speciale arr...
Shkëlqyen në fundjavë, Shaqiri dhe Saipi në formacionin e ja...