Trepça ka shënuar fitore ndaj Bashkimit, takim që u zhvillua në Rahovec me rezultat 57:63 (16:12, 11:12, 11:15, 19:24), në xhiron e 19-të në Art Motion Superligën e Kosovës në basketboll.
Prizrenasit e nisën ndeshje më mirë, duke pasur epërsi deri në dhjetë pikë, 16:6, por mysafirët me gjashtë pikë radhazi bënë që çereku i parë të përfundojë me shifrat 16:12. Perioda e dytë ishte më e barabartë, me asnjërën skuadër që nuk arrinte të shkëputej në rezultat, ndërsa skuadrat shkuan në pushim me shifrat 27:24.
Lojë e barabartë u zhvillua në periodën e tretë, ku herë njëra skuadër kalonte në epërsi e herë tjera, pa arritur shkëputjen, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 38:39. Dhjetë minutat e fundit ishin interesant, ku deri në fund ishte dramë, dhe 1:23 minuta para fundit, rezultati ishte 57:59, megjithatë në momentet vendimtare mitrovicasit ishin më të mirë dhe triumfuan me shifrat 57:63.
Te Bashkimi u dallua John Flarevus me 15 pikë e 14 kërcime, kurse te Trepça u dallua Drilon Hajrizi me 21 pikë e dhjetë kërcime.
Prizrenasit kanë tetë fitore e 11 humbje, kurse mitrovicasit kanë 13 fitore e gjashtë humbje./Arbresh.info
Irani sulmon me raketa balistike Emiratet e Bashkuara Arabe,...
Ambasada e Kosovës del me njoftim edhe për shtetasit që ndod...
Irani raportohet se ka bombarduar bazat ushtarake amerikane ...
Ndërpritet pothuajse totalisht interneti në Iran
MPJD apelon kosovarët që ndodhen në Izrael: Zbatoni udhëzime...
Irani nis sulmin me raketa ndaj Izraelit