Pjesëtarë të bandave kanë fshehur kokainë dhe kanabis në replika të Kupës së Botës në një tentativë për të futur kontrabandë në Argjentinë.
Policia ka bllokuar 10 kg kokainë dhe 20 kg kanabis si dhe 1,800 krak, gjatë një aksioni në Buenos Aires.
Kokaina ishte fshehur në tetë replika trofesh, secila që mbante 1.5 kg kokainë.
Besohet se banda zgjodhi temën e Botërorit për të fshehur tregtinë.
Sipas qeverisë ata kanë operuar në disa vende të kryeqytetit.
Policia gjithashtu ka sekuestruar 400,000 pesos argjentinase që janë rreth 14,000 euro.
Katër meshkuj dhe dy femra janë arrestuar gjatë operacionit.

Mbretëria e Bashkuar renditet e fundit në Eurovision 2026 me...
Aprovohen rreth 100 mijë kërkesa për votim jashtë Kosovës, p...
Katër të vrarë nga sulmet me dronë në disa rajone ruse, përf...
Haradinaj përkujton Mentor Tolajn në 35-vjetorin e rënies
Rama: Së shpejti hapen kapituj të rinj të negociatave
MINT publikon çmimet e derivateve