
Liverpool's Mohamed Salah celebrates after scoring his side's second goal during the English Premier League soccer match between Liverpool and Brentford at Anfield Stadium, Liverpool, England, Sunday, Aug. 25, 2024. (AP Photo/Rui Vieira)
Mohamed Salah ka njoftuar se do të largohet nga Liverpool në fund të sezonit, duke i dhënë fund një epoke suksesi në Anfield.
Në një intervistë për Sky Sports , ylli egjiptian shprehu dëshirën për të mbyllur këtë kapitull duke fituar Ligën Premier si dhuratë për klubin dhe qytetin.
Me kontratën e tij në fuqi deri në qershor 2025, sulmuesi tashmë ka ngjallur interesin e tre klubeve të mëdha që aspirojnë të bëhen destinacioni i tij i ardhshëm: PSG, Al Hilal dhe Juventus.
Sulmuesi 32-vjeçar, golashënuesi më i mirë aktualisht në Ligën Premier me 17 gola dhe 13 asistime këtë sezon, konsiderohet si një nga lojtarët më me ndikim në botë.
Paris Saint Germain prej kohësh është në kërkim të Salah dhe pas largimit të yjeve si Mbappe, Messi e Neymar, egjiptiani do të ishte mbreti i ri i parisienëve.
Nuk përjashtohet një rikthim i Salah në Itali, ku ai më parë ka shkëlqyer me fanellat e Fiorentinës dhe Romës. Juventusi është gati t’ia plotësojë kërkesat egjiptianit për ta rikthyer në Serie A dhe për ta bërë figurën kryesore të klubit.
E destinacioni tjetër është në Arabinë Saudite, ku skuadra më e mirë në këtë shtet Al Hilal është gati t’ia plotësojë çdo dëshirë. Kampionët e Arabisë Saudite janë të gatshëm t’i ofrojnë kontratë tre vjeçare me mbi 100 milionë euro në sezon. /Telegrafi/
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit