Zërat që ylli i Real Madridit, Luka Modric, mund të bashkohet me Interin, i përkasin “fantasy football”, sipas Pep Guardiolës.
33-vjeçari kroat ishte i lidhur ngushtë me një kalim te zikaltrit e Seria A gjatë merkatos së verës, por në fakt qëndroi te kampionët europianë.
Megjithatë, kapiteni i nënkampionëve të botës vazhdon të jetë objektiv i raportuar për Interin, ndonëse një lëvizje në merkaton e janarit duket e pamundur.
I pyetur për kalimin e mundshëm të kroatit në “San Siro”, trajneri i Manchester City, Guardiola, tha se çdo bisedë e tillë në këtë fazë është imagjinatë e pastër.
“Ndoshta është pjesë e asaj, çfarë quhet, “fantasy football”, – tha Pep të dielën. – Kur flisni për një lojtar, që mund të largohet, kjo vlen për vitin e ardhshëm, sepse merkato është e mbyllur tani”.
Drejtori i Interit, Piero Ausilio, gjithashtu, kohët e fundit ka hedhur poshtë mundësinë që Modric të mbërrijë në janar, duke e përshkruar transferimin si “të pamundur”.
Skuadra e Seria A do të jetë aktive kur merkatoja të rihapet në janar, por Ausilio tha se Modric nuk do të jetë ndër lojtarët, që klubi kërkon të sjellë: “Modric është i pamundur në janar, por ne e dimë se ku duhet të shikojmë. Gjëja më e rëndësishme për merkaton e ardhshme do të jetë cilësia”.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit