Rumania do të luajë nesër sfidën e parë në kuadër të edicionit të ri në Nations League ndaj Kosovës.
Ndeshja luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me fillim nga ora 20:45, shkruan Arbresh.info.
Një ditë para ndeshjes trajneri rumun, Lucescu mbajti konferencë për media.
Fillimisht ai tha se kombëtarja e tij ka fituar eksperiencë në Euro 2024 dhe tani është më shumë e motivuar për kualifikim në Kupën e Botës.
“Ekipi ka fituar shumë eksperiencë në Kampionatin Evropian, është i motivuar dhe me dëshirën për të bërë çdo përpjekje për t’u kualifikuar në Kupën e Botës”, ka thënë ai në konferencë për media.
Ai shpreson që të mos ketë incidente në këtë ndeshje.
“Shpresoj të ketë atmosferë sportive. Ndeshja do të luhet në fushë”.
“Uroj të mos ketë incidente dhe të ketë ‘fair-play’. Nuk jam i shqetësuar”, ka shtuar më tej Lucescu.
Ndeshja e fundi mes këtyre dy ndeshjeve në Rumani u ndërpre për më shumë se një orë pasi tifozët rumunë, kënduan kore raciste ndaj shqiptarve dhe patën të vendosur banera kundër shtetit tonë./Arbresh.info
65 aksidente trafiku në 24 orët e fundit
Trump kërcënon Iranin: Marrëveshje ose do ta përfundojmë pun...
Burg për personin që grabiti materiale muzikore të papubliku...
PDK ende se ka publikuar listën, Totaj thotë se u përfshinë ...
Hajnat vjedhin para nga kasaforta në një depo në Obiliq
Foshnja dyjavëshe dërgohet pa shenja jete në QKMF në Malishe...