Google ADS

Trajneri i West Ham Utd i lumtur për transferimin e Albian Ajetit

15:35 | 8 Gusht 2019
Arbresh Info

Trajneri i West Ham United, Manuel Pellegrini është i lumtur me transferimin e sulmuesit shqiptar nga FC Baseli, Albian Ajeti.

Pellegrini ishte duke folur në një konferencë për shtyp para ndeshjes të së shtunës në Premierë Ligë kundër kampionit në fuqi – Manchester Cityt, transmeton portali arbresh.info.

“Ne kemi humbur tre sulmues nga skuadra e vitit të kaluar, pra ai është një sulmues i mirë për të garuar me Chichariton, Antonion dhe Haller për atë pozitë”

“Jam i lumtur sepse ne kemi kompletuar skuadrën në mënyrën që kemi dashur. Ne kemi nga dy lojtarë për ç pozitë dhe mënyra më e mirë është për të pasur kompeticion”

“Ne kemi bërë atë që duhet”, përfundon Pellegrini./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale