Villareal ka shënuar fitoren më të rëndësishme të këtij sezoni, duke e mposhtur Real Madridin n ‘Santiago Bernabeu’ me rezultat minimal 0-1.
Trajneri i ‘Nëndetëses së Verdhë’, Javi Calleja, është deklaruar për këtë fitore, duke ‘zbuluar’ formulën e suksesit.
“Luajtëm të patrazuar dhe u treguam më të rrezikshëm. Në pjesë të parë ata na detyruan të tërhiqeshim mbrapa dhe hasem në probleme për të kryer kundërsulme. Por në të dytën, kur e patëm se ishim në një nivel, e dinim ndeshja mund të shkonte në favorin tonë. U treguam inteligjentë dhe efektivë”, ka deklaruar Calleja.
Kjo humbje e lë Realin në pozitën e katërt, me 32 pikë, 16 më pak se Barcelona lidere./Lajmi.net/
Osmani: Kam dekretuar shpërndarjen e Kuvendit, vendi shkon n...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit...
Presidentja Osmani mban konferencë
Pacolli: Posti i Presidentit duhet të jetë shprehje e vullne...
Sot shënohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së
Zelensky: Do të ndihmojmë SHBA dhe aleatët kundër dronëve ir...