Trajneri i VIkingurit, Erik Hantze, është shprehur shumë i lumtur me kualifikimin e skuadrës së tij në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Në prononcimin e tij pas ndeshjes, Hantze e pranoi që kartoni i kuq e ndryshoi sfidën.
“Në pjesën e parë nuk luajtëm mirë, por shënuam gola dhe gjithçka shkoi mirë më pas. E kam pritur këtë lojë nga Trepça ’89, me aksione nga krahët dhe me goditje nga distanca. Kjo na konvenoi neve dhe në fund ia dolëm”, deklaroi Hantze për “Supersport”.
“Atmosfera ishte fantastike. Kishte shumë njerëz në stadium. Kur ishte rezultati 0:0 dhe portieri ynë priti një goditje, shpërthimi i publikut ishte i jashtëzakonshëm. Ishte diçka shumë e bukur”, shtoi ai.
“Kartoni i kuq? Ishte evidente që e ndryshoi ndeshjen. Më pas e patëm shumë më lehtë. Madje edhe stadiumi u qetësua. Përgjithësisht, loja ishte korrekte”, u shpreh Hantze.
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...