Trajneri i kombëtares së Suedisë, Janne Andersson, nuk e ka përjashtuar mundësinë e rikthimit të superyllit suedez, Zlatan Ibrahimovic, në Botërorin, Rusia 2018.
Anderson u pyet për triumfin e ekipit të tij, e për lojën më të mirë me ose pa Ibrahimovicin.
Teksa refuzoi të bënte krahasime, ai refuzoi të përjashtonte mundësinë e rikthimit të Ibrahimovicit.
“Ishte një demonstrim i lojës tonë kolektive, ne kemi qenë heronj sonte. Jam i kënaqur deri në pafundësi”.
“Më të mirë pa Ibrën? Nuk jam mësuar që të bëj krahasime dhe nuk do të bëj as kësaj radhe, me të ne kemi pasur lojë tjetër, ai është kampion i madh, por ne kemi adaptuar tjetër stil të lojës”.
“Rikthimi i tij në Rusi? Është një gjë fantastike kjo, por lojtari nuk ka luajtur për një vit dhe ne do të flasim për këtë. Tash është më mirë të flasim për këtë ekip të mrekullueshëm”, deklaroi Anderson.
Suedia arriti të lë Italinë pa kualifikim në Botëror për herë të parë pas 60 vitesh.
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...