Albion Rrahmani është rikthyer nga lëndimi dhe në ndeshjen e tij të dytë si starues ka arritur të shënoj gol ndaj Dukla Prague.
Ylli kosovar shënoi golin e parë në fitoren e Sparta Prague me rezultat 3-0, shkruan Arbresh.info.
Pas ndeshjes trajneri, Lars Friis komentoi performancën e Albionit dhe mënyrën se si ai u zëvendësua.
“Ai bëri punë shumë të mirë. Ne e nxorëm pas pjesës së parë, pasi po i japim gradualisht hapësirë pas lëndimit. E kemi ditur para ndeshjes se do të zëvendësohet”, ka thënë trajneri i Spartës, Lars Friis.
Në 26 ndeshjet e tij këtë sezon me Spartan ai ka realizuar nëntë gola dhe tri asistime./Arbresh.info
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...