Përzgjedhësi i Sllovakisë, Francesco Calzona, ka folur me respekt të madh për Kosovën në prag të ndeshjes së play-offit, duke e cilësuar atë si një kundërshtar të fortë dhe të vështirë për t’u parashikuar.
Tekniku italian theksoi se mungesa e një prej lojtarëve kryesorë, kapitenit Amir Rrahmani nuk e dobëson ndjeshëm Kosovën, përkundrazi, skuadra mbetet shumë konkurruese në çdo repart.
“Mungesa e Rrahmanit, i cili luan për Napolin, është një humbje e madhe për Kosovën,” deklaroi Calzona, duke nënvizuar rëndësinë e mbrojtësit në strukturën e ekipit.
Megjithatë, ai shtoi se Kosova ka alternativa cilësore që e bëjnë një skuadër të rrezikshme: “Ata kanë shumë lojtarë cilësorë nga Serie A dhe Bundesliga dhe vlera e tregut të skuadrës së tyre është më e lartë se e jona. Është një ekip i rrezikshëm dhe i paparashikueshëm.”
Këto deklarata vijnë në prag të një përballjeje vendimtare për të dyja përfaqësueset, ku një vend në fazën tjetër të play-offit është në lojë.
Barcelona vendos për Lewandowskin – kontratë e re, por me ul...
Vdes Beqir Sefa, njëri nga policët që ishte kidnapuar në ver...
Qeveria shqiptare miraton kompensimin për ushtarakët e koman...
Benjamin Netanyahu: Nuk është e qartë se kush po e drejton I...
Zjarrvënie në Ligatinën e Hencit, Pacolli kërkon hetim të me...
Moti për Bajram i vranët dhe me intervale dielli