Shkëndija nesër luan ndeshjen e parë të rrethi të tretë të Ligës së Kampionëve ndaj Qarabagut.
Sfida e parë luhet në Shkup me fillim nga ora 20:00, shkruan Arbresh.info.
Gjatë ditës së sotme në konferencë për media ka dal trajneri tetovar, Jeton Beqiri. Ai lavdëroi skuadrën kundërshtare, ku theksoi se skuadra e di duhet të jetë e fokusuar.
“Qarabagu është ekip shumë serioz, 11 tituj në 12 kampionatet e fundit. Besoj se do ti kemi shanset tona, të jemi shumë të fokusuar dhe cinikë”, tha fillimisht ai.
Më tej ai u pyet për dallimin mes kundërshtarit që e pati Shkëndija rrethin e kaluar dhe këtij që ka tani.
“Nuk do të doja të bëjë krahasim ndërmjet ekipit të Qarabagut dhe Steauas për shkak se bisedohet për tipe të ndryshme të skuadrave. Unë besoj se forca e skuadrës së Qarabag-ut është trajneri i tyre dhe disa futbollist të cilët janë moti kohë bashkë dhe e bëjnë ekipin shumë serioz. Ne duhet ti respektojmë, patjetër se ua japim rolin e favoritit atyre, por fusha pastaj është diçka tjetër, aty luhen 90-të minuta dhe aty duhet të japësh maksimumin dhe duhet të provosh gjithçka për gjithçka”, shtoi tutje ai.
“Janë skuadër që investon shumë, por nuk besoj se këto detaje ndikojnë tek ndeshja. Futbolli gjithmonë përbëhet nga shumë komponenta, një ndeshje ka shumë histori, ka VAR, ka kartona të kuq, ka gabime individuale, ka gabime grupore, mund të ketë një natë të keqe, mund të ketë një natë përfekte, do të thotë në futboll gjithçka është e pritshme. Ne do të shpresojmë dhe punojmë me futbollistët që ne të jemi gjithmonë me këmbë në tokë, të jemi shumë të urritur, të jemi shumë serioz dhe në qoftë se nuk do të dështojmë në këto dhe normalisht mos ta mbi vlersojmë shumë kundërshtarin, por vetëm ta respektojmë dhe kur të dalim në fushë të japim më të mirën. Besojmë në aftësitë dhe cilësitë tona se mund të marrim rezultat pozitiv”.
“Është e rëndësishme të mendojmë vetëm për kundërshtarin e radhës. Dhe vetëm pas përfundimit të ndeshjes së dytë në Baku, atëherë do të mendojmë për kundërshtarin e ardhshëm, të cilin shpresojë ta kemi në Ligën e Kampionëve”./Arbresh.info
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK