Rikthimi sensacional i Sevillas nga disavantazhi prej tri golave kundër Liverpoolit mbrëmjen e së martës ka marrë një kuptim tjetër pasi raportohet që trajneri Eduardo Berizzo ka zbuluar tek të gjithë lojtarët në pjesën e parë se është diagnostikuar me kancer.
Spanjollët ishin duke humbur 3 me 0 para pushimit në ndeshjen që ishte shumë e rëndësishme në grupin e UEFA Ligës së Kampionëve dhe gazeta lokale ‘Sevillainfo’ raportoi që kanceri në prostatë i Berizzos nxiti futbollistët që të barazojnë rezultatin në 3 me 3, transmeton portali arbresh.info.
Gazetari spanjoll Guillem Balague më pas konfirmoi këto raporte:
https://twitter.com/GuillemBalague/status/933119357970014208
“Redsat” shënuan në pjesën e parë tri herë, dy gola përmes Roberto Firminos dhe një përmes Sadio Manes, i cili realizoi me kokë. Por, nikoqirët u rikthyen fuqishëm në pjesën e dytë duke barazuar gjithçka.
Mësohet që trajneri Berizzo do të vazhdoj detyrën e tij për t’i ndihmuar Sevillas derisa vazhdon trajtimin.
Skuadra e tij aktualisht është në pozitën e pestë në La Liga, ndërsa barazimi i së martës do të thotë që ata qëndrojnë me vetëm një pikë prapa liderit të Grupit E, Liverpoolit./arbresh.info/
Policia në Leposaviq kap cigare në vlerë të mbi 80 mijë euro...
Sorensen mirëpret zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dh...
Kurti: Nga 15 marsi hyn në fuqi zbatimi i dy ligjeve të rënd...
Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...