Trajneri i Romës, Eusebio Di Francesco është tallur duke thënë se dëshiron të transferojë superyllin e Barcelonës, Lionel Messi, në rast të largimit të Edin Dzeko.
Sulmuesi boshnjak me përvojë, Edin Dzeko, është duke u kërkuar me ngulm nga Chelsea, me kërkesë të trajnerit italia, Antonio Conte.
Por, trajneri i gjigantit italian e ka marrë me shumë relaks spekulimet rreth largimit të sulmuesit të tij kryesore, duke deklaruar se ka kërkuar Lionel Messi si zëvendësues i Dzekos.
“Unë pyeta për Lionel Messi, por më treguan se është e pamundur”, tha Di Francesco, raporton “Daily Star”, transmeton arbresh.info.
“Të lëjmë anash humorin, askush nuk do të dëshironte që lojtari kyq i skuadrës të largohej nga skuadra në janar. Por, nëse ndodhë një trasnsferim, ju e dini përse”, ka shtuar ai.
“Unë nuk do të pranoja, shpresoj se Dzeko do të qëndroj deri në fund të sezonit dhe të jetë i gatshëm për ne”, përfundoi strategu italian.
Sipas mediave italiane Chelsea ka ofruar 26 milionë euro për 32 vjeçarin dhe se ish sulmuesi i Manchester City, ka arritur marrëveshje personale me Chelsea.
Megjithatë, Roma është duke i rezistuar ofertave të Chelsea për sulmuesin e tyre, ku kanë mbetur vetëm edhe katër ditë të hapura të afatit kalimtar të janarit. /arbresh.info/
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...