Trajneri i Romas, Eusebio Di Francesco ka zbuluar se si erdhi deri te eliminimi i Barcelonas mbrëmjen e kaluar nga Liga e Kampionëve.
Roma tronditi gjigantin katalunas duke fituar me rezultat 3 me 0 në Stadio Olimpico për të vazhduar tutje në raundin e ardhshëm me rezultat të përgjithshëm 4 me 4, por falë golit të realizuar si mysafirë në Camp Nou, transmeton portali arbresh.info.
Barcelona nuk arriti t’i përgjigjej skuadrës italiane, e cila realizoi përmes Edin Dzekos, Daniele De Rossit dhe Kostas Monolas.
“Kam bërë këtë përzgjedhje në mënyrë që kjo të na jap më shumë gjerësi, që të na lejojë të kemi më shumë kundërsulme dhe të sjell shpejtësi, por ajo që me të vërtetë ndryshoi ishte filozofia e skuadrës”, ka shpjeguar Di Francesco.
“Unë marrë përgjegjësi për disfatat dhe disa fjalë të pakëndueshme në rrjete sociale, prandaj unë duhet të marrë përgjegjësi edhe për një fitore”

Golashënuesi Edin Dzeko lavdëroi me fjalë të mëdha trajnerin gjithashtu pas ndeshjes.
“Nuk e kam parë asnjëherë duke vuajtur kaq shumë Barcelonën, ne i kemi bërë presion gjatë ndeshjes që nga minuta e parë”, ka thënë sulmuesi boshnjak. “Ishte më lehtë për mua të luaj kur Patrik Schick dhe Radja Nainggolan ishin afër meje”
“Kjo krijoi më shumë hapësirë dhe shtriu mbrojtjen e tyre. Ishte gjithashtu hera e parë që ne kemi luajtur me tre lojtarë prapa dhe ne e bëmë atë në mënyrë të mrekullueshme”
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...
Leonora ndaj Labit: Marre po më vjen, e sulmove Elijonën në ...
Aksident mes dy veturave te Rruga C në Prishtinë, policia dh...
Fitore me rikthim e Milanit – vazhdon ta mbajë lidersh...