Trajneri i Paris Saint Germain, Maurizio Pochettino, është shprehur i kënaqur me arritjen e fitores ndaj Nice dhe me kryesimin e Ligue 1, por theksoi se nuk do jetë lehtë ndaj Barcelonës.
PSG mundi skuadrën e Nice me rezultat 2-1 për të marrë kryesimin e Ligue 1 me pikë të barabarta me Lille të cilët po përjetojnë një formë fantastike këtë sezon.
Pochettino u shpreh i kënaqur me fitoren ndaj Nices, ai theksoi se në ndeshjen ndaj Barcelonës që do zhvillohet në mesjavë nuk do jetë fare lehtë, transmeton epokaere
“Të gjitha ndeshjet janë të vështira. Unë mendoj se jemi kthyer nga një situatë e vështirë, me 10 ndeshje të luajtura në më pak se 40 ditë, është e vështirë me të gjitha problemet që lidhen me COVID-19 dhe këtë periudhë mjaft të veçantë”, ka thënë ai.
“Kjo është arsyeja pse ne jemi të kënaqur me tre pikët dhe, në përgjithësi, me fitoren dhe paraqitjen e bërë me profesionalizëm. Jam i kënaqur me paraqitjen dhe mentalitetin e lojtarëve”, tha Pochettino.
“Ne po luftojmë dhe po përpiqemi të fitojmë. Tani duhet të fokusohemi në ndeshjen e Ligës së Kampionëve në Barcelonë. Do të jetë e vështirë sepse do të luajmë edhe një herë një ekip shumë të mirë”, përfundoi Maurizio Pochettino.
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...