Trajneri boshnjak, Safet Susic është përmendur si emri që mund ta zëvendësoj Albert Bunjakun në pankinën e përfaqësueses së Kosovës.
Madje sipas disa raportimeve është thënë se FFK dhe Susic kanë pasur negociata në këtë drejtim.
Mirëpo vetë trajneri e ka mohuar kategorikisht se ka pasur negociata, duke shtuar se nuk do të drejtonte një përfaqësuese si Kosova.
“Unë nuk jam duke marrë drejtimin e Kosovës. Nuk është një bllokim, sepse negociatat nuk kanë ndodhur asnjëherë. Edhe mua askush nuk më ka thirrur nga Prishtina për të më pyetur nëse isha i interesuar”, ka thënë Suši?.
“Nuk më pëlqen të flas në mënyrë hipotetike, por unë nuk do të kisha pranuar punë në çdo ekip në botë nëse nuk ka ambicie të qartë konkurruese dhe dëshirë për të marrë pjesë në Evropian ose Botëror”, ka shtuar boshnjaku.
Safet Susuc aktualisht është trajneri i skuadrës turke, Alanyaspor.

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo n...
E dhimbshme: Ky është 44-vjeçari që vdiq pasi ra nga objekti...
Afganistani goditet nga tërmeti, tetë të vdekur
Osmani sot ia dorëzon detyrën kryeparlamentares Haxhiu
Parashikimi i motit për të shtunën
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...