
LEVERKUSEN, GERMANY - NOVEMBER 06: Kai Havertz of Bayer 04 Leverkusen controls the ball during the UEFA Champions League group D match between Bayer Leverkusen and Atletico Madrid at BayArena on November 6, 2019 in Leverkusen, Germany. (Photo by TF-Images/Getty Images)
Trajneri i Bayer Leverkusen, Peter Bosz, bëri shaka se Kai Havertz, i cili po kërkohet nga Chelsea, do t’i bashkohet klubit holandez Heracles Almelo, pasi klubi gjerman humbi në çerekfinalet e Ligës së Evropës.
Rrugëtimi i Bayer Leverkusenit në Ligën e Evropës mori fund të hënën, pasi klubi gjerman u mposht me rezultat 2:1 nga klubi i Serisë A, Interi, në Dusseldorf të Gjermanisë.
Nicolo Barella dhe Romelu Lukaku ia kishin dhënë Interin epërsinë në këtë ndeshje me nga një gol qysh brenda 21 minutave të parë, para se Havertz ta përgjysmonte epërsinë e zikaltërve tre minuta më vonë.
Havertz pritej të largohej nga Leverkuseni dhe të transferohej te gjiganti i Premierligës, Chelsea, sapo të përfundonte sezoni 2019/20. Trajneri Bosz është pyetur vazhdimisht për të ardhmen e lojtarit të tij dhe të hënën ai e pati një përgjigje më të veçantë.
“Po, unë mund ta bëj të ditur ekskluzivisht se ai do të luajë për Heracles Almelo”, tha Bosz, i cili kishte qenë trajner i Heracles dy herë gjatë karrierës së tij si trajner.
Leverkuseni nuk po pranon ta shesë Havertz për më pak se 90 milionë funte, ndërsa Chelsea raportohet se dëshiron të paguajë fillimisht 70 milionë funte për Havertz e pastaj pjesën tjetër në formë të shtesave. /Gazeta Express/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit