Një ndeshje për t’iu mbajtur në mendje është zhvilluar gjatë mbrëmjes së kaluar në qytetin zviceran të Baseslit.
Zvicra dhe Danimarka kanë barazuar 3:3 në ndeshjen e dytë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2020.
Zvicra kishte epërsi prej tre golave nëntë minuta para përfundimit të takimit, i cili në fund përfundoi 3:3 në saje të golave të Joergensen, Gytkjær dhe Dalsgaard.
Pas ndeshjes, Age Hareide tha se rikthimi i rezultatit nuk ishte fat, por që angazhimi i madh i lojtarëve.
“Duket se goli i parë i dha ekipit besimin dhe energji. Disa thonë se kjo ishte fat, por unë nuk mendoj kështu. Kjo është një arritje shumë e madhe kundër një ekip të tillë të fortë. Kjo thotë shumë për karakterin tonë”, tha Hareide.
“Karakteri i ekipit tim po ndërtohet ndër vite. Ne kemi luajtur me pothuajse të njëjtën ekipin kundër kroatëve në Kupën e Botës. Besimi në këtë ekip u krijua në Danimarkë. Ne refuzojë të humbim dhe kemi thënë gjatë pushimit mes pjesëve se me ja q… nënën nuk do të humbin sonte”, tha ai.
Kujtojmë se danezët edhe kundër Kosovës arritën të barazonin rezultatin vetëm në kohën shtesë, e cila gjë kishte shkaktuar kritika në drejtim të kombëtares daneze.
E rëndë në Itali, rrëzohet një avion, një i vdekur dhe një i...
Skandaloze, nxënësit e klasës së pestë të shkollës “Ismail Q...
Parashikimi i motit për nesër: Me vranësira dhe intervale me...
“Erdhi pa shenja jete”, QKUK jep detaje rreth vdekjes së nxë...
Balla ngushëllon familjarët e viktimave të aksidentit në Rum...
Slot: Liverpool po vuan nga mungesa e balancimit